Futboll Sport

E BUJSHME/ Agjenti i Luka Modric sqaron të ardhmen e “Topit të Artë”

Luka Modric do të qëndrojë te Reali i Madridit edhe gjatë këtij sezoni.

Edhe pse u përfol për një krisje të mesfushorit kroat me trajnerin Zidane dhe për një transferim të mundshëm të tij te Paris Saint Germain ose tek Milani, asgjë nuk është e vërtetë të paktën duke iu referuar gazetës spanjolle “AS” që ka intervistuar agjentin e fituesit të “Topit të Artë” për vitin 2018.

Në media vetëm një ditë më parë u hap lajmi se Reali i kishte bërë një ofertë prej 120 milionë eurosh plus Modric për kartonin e Neymar, por agjenti i kroatit ka mohuar këto lajme duke theksuar se klienti i tij nuk do të përfshihet në asnjë shkëmbim.

Mungesa e Modric në miqësoren ndaj Salzburgut kishte të bënte vetëm me faktin që mesfushori kishte pësuar një tërheqje muskulare.

Related posts

DERBI I KRYEQYTETIT/ Dy lojtarë “bardheblu” lënë në mes stërvitjen, ja formacioni i mundshëm ndaj Partizanit…

Delo.autor

Juventusi shumë afër transferimit të Emre Can nga Liverpooli

Sadik.Autor

E PAPRITUR/ Barcelona kërkon të transferojë futbollistin e Real Madridit

Delo.autor

Leave a Comment