Futboll Sport

“KY SISTEM ËSHTË I DJALLOSUR”/ Ibrahimovic i pakënaqur: Si mund të fitosh mentalitetin e duhur, nëse duhet…

Zlatan Ibrahimovic nuk është aspak i kënaqur me sistemin post-sezonal në MLS në SHBA.

Ibrahimovic nuk e pëlqen sistemin e ‘Play Off’, në të cilin marrin pjesë shtatë skuadra nga Lindja dhe Perëndimi.

“Unë mendoj se ky është sistem i djallosur. Si mund të fitosh mentalitetin e duhur, nëse duhet të arrish vetëm në “play off” dhe pastaj t’ia nisësh nga zero? Thjesht duhet të fitosh “play-off”-in dhe kjo është ajo që duhet.

Rezultatet në çdo ndeshje janë të rëndësishme, por këtu, nëse renditesh në vendin e shtatë, merr pjesë në “play-off” dhe e fiton atë, pra je kampion.”

Galaxy do të jenë pjesë e ‘Play Off’, pasi kanë përfunduar sezonin në vendin e pestë në Perëndim, me 15 pikë më pak sesa Los Angeles FC.

Related posts

DEKLARATA E BUJSHME/ Legjenda e Manchester Cityt: Guardiola nuk largohet pa fituar këtë trofe…

Delo.autor

A JENI PËRBALLUR ME EKIPIN PAS HUMBJES NDAJ INTER? Pirlo kundër gazetarëve: Më sulmoni mua, lërini rehat lojtarët e mi

Delo.autor

E PABESUESHME, Milani vendos çmimin për shitjen e Donnarummës

Sadik.Autor

Leave a Comment