Futboll La Liga Sport

SPEKTAKËL NË MIQËSORE/ Ylli Manaj nuk di të ndalet, realizon një “PERLË” me Barcelonën (VIDEO)

Rei Manaj vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Barcelonës. Sulmuesi i përfaqësues shqiptare, po shfrytëzon çdo mundësi që po i jepet me katalanasit për të treguar formën e vet dhe sot ka shënuar përsëri me ekipin e parë.

I rreshtuar mes titullarëve në sfidën e sotme ndaj Zhirona, Manaj e ka kërkuar që në fillim golin dhe e ka gjetur në minutën e 24-t të sfidës. Pas një aksioni nga e majta, ai e kërkoi topin në qendër dhe i vetëm para portierit ia kaloi sferën mes këmbëve këtij të fundit për të çuar shifrat në 2-0 për ekipin e tij mes duartrokitjeve të tifozëve të pranishëm.

Në ndeshjen e parë të skuadrës në fazën përgatitore, Manaj shënoi 3 gola në suksesin 4-0 ndaj Gimnastik Tarragonës.

Related posts

“ISHTE NJË NDESHJE E VËSHTIRË NDAJ ANGLISË”/ Sulmuesi Manaj: U surprizova kur e pashë që do e nisja nga stoli…

Delo.autor

“SHPRESOJ TA FITOJË ITALIA EUROPIANIN”/ Trajneri Enrique: Pedri po bën gjëra që edhe Iniesta i ka zili

Delo.autor

Barcelona e do Shawin në formë huazimi

Sadik.Autor

Leave a Comment