Manchester City nis sot mbrojtjen e titullit kampion. “Qytetarët” janë mysafir në “Olympic Stadium” kundër West Ham United. Ndeshja midis ekipeve fillon në orën 13:30.
Blerja më e re e West Ham, Albian Ajeti nuk është grumbulluar për këtë takim. Ndërsa nga ana tjetër Manchester City ka grumbulluar Joao Cancelo që u ble nga Juventus por nuk është në formacion. Për Cityn nga stoli, takimin do ta nisi dhe Aguero.