Futboll Sport

E BUJSHME/ David de Gea “pro” rinovimit me “Djajtë e Kuq”, por agjenti i lojtarit…

David de Gea dhe drejtuesit e Junajtid kanë rënë dakord për vazhdimin e tij me ‘Djajtë e Kuq’, por akoma nuk e kanë nënshkruar kontratën.

Përfitimet e portieri do të jenë 350 mijë sterlina në javë, rreth 18 milionë euro në sezon, me një kontratë që do ta mbajë të lidhur me “Djajtë e Kuq”, deri në verën e vitit 2025. Sipas “The Sun”, pavarësisht se marrëveshja është arritur, akoma nuk është hedhur firma në kontratën e re.

Shkak për këtë mendohet të jetë bërë agjenti i lojtarit, Zhorzh Mendes, i cili është duke udhëtuar nëpër botë, në këtë periudhë të nxehtë të merkatos. Gjithsesi nuk pritet të ketë ndonjë problem dhe rinovimi do të vijë shumë shpejt.

Pavarësisht kësaj tifozët janë të shqetësuar, pasi PSG-ja prej kohësh është e interesuar për portierin spanjoll dhe nuk i dihet se çfarë ndodh.

Related posts

KA EDHE KËSHTU/ “Qëndroni larg grave”: Kapiteni u ndalon SEKSIN shokëve të skuadrës

Isa.Autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Milan-Fiorentina në “San Siro”. Rezultati 2-0

Delo.autor

I PËRFUNDOI HUAZIMI TEK BAYERN/ Coutinho: Ishte një vit i mrekullueshëm, fitimi i tripletës i paharrueshëm

Delo.autor

Leave a Comment