Futboll Kategoria Superiore Sport

“MANTIM FORCAT ME PARTIZANIN”/ Nderim Nexhipi premton: Presim dhe dy lojtarë që…

Për shortin e kampionatit nuk mund të qëndronte pa komentuar drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi, i cili tanimë është një “kundërshtar” i kampionëve, por dikur një nga njerëzit më të dashur për tifozërinë e kuqe si kapiteni i ekipit.

“Për mendimin tim është një gjë shumë e mirë që do të nisim sezonin me një superpërballje si ajo me Partizanin. Interesante që do të ndeshemi qysh në fillim si në Superkupë ashtu dhe në kampionat. Besoj që pretendentët kryesorë për titull do të matin forcat që në fillim. Normal, është fillimi i kampionatit dhe natyrisht që pritet që të jenë dy ndeshje shumë të mira. Shorti u zhvillua dje, do të jetë një sezon i gjatë dhe i vështirë shumë, por ne shpresojmë dhe besojmë shumë që do të bëjmë më të mirën”, deklaroi drejtori i nënkampionëve.

Nderim Nexhipi flet dhe për merkaton e Kukësit dhe zbulon edhe dy afrimet e reja të nënkampionëve. “Sa i përket merkatos, ekipi është 90 për qind i kompletuar. Tashmë presim dhe dy lojtarë që t’i kemi që nga dita e hënë. Kështu që, si çdo vit, shpresojmë që dhe këtë sezon të jemi pretendentë kryesorë për titullin kampion”, përfundon drejtori i kuksianëve.

Related posts

“EDY REJA NUK RREZIKON ASGJË”/ Presidenti Duka flet për mediat italiane: Ai ka pjesën e tij të gabimeve, por…

Delo.autor

MILANI MERR LAJMIN E MADH/ Ylli i skuadrës refuzon Arsenalin dhe PSG-në

Isa.Autor

Shehi: Teuta nuk e meriton këtë situatë, por trofeun e dua unë

Q.Autor

Leave a Comment