Futboll Seria A Sport

JUVENTUS NIS OPERACIONIN “SPASTRIMI”/ 8 lojtarë gati me “valixhe” në duar, ja emrat

Merkatoja në hyrje e Juventusit, deri në këto momente, ka qenë pozitive. De Ligt, Demiral, Rabiot, Ramsej, Pelegrini, Danilo janë disa nga emrat që janë bashkuar me bardhezinjtë. Por merkatoja në dalje, deri tani lë shumë për të dëshiruar.

Pas ndeshjes me Atletikon, para mediave Mauricio Sarri ishte i qartë dhe i prerë, duke thënë se do të ketë skarcime.

“Sport Mediaset”, raporton se në këto momente te Juventusi, janë 8 lojtarë me “valixhe” në duar.

Perin, Rugani, Pelegrini, Kedira, Matuidi, Dibala, Higuain, Manxukiç, janë lojtarët që pritet të largohen. Një tjetër lojtar që dhe ai është i Juves, por i harruar është Marko Pjaca, për të cilin duhet gjetur një zgjidhje. Nga të gjithë këta futbollistë, vetëm 2 mund të qëndrojnë dhe kjo do varet nga ofertat që do vijnë për t’i shitur.

Ajo që e tremb dhe e pengon klubin në të njëtën kohë, është fakti që nuk ka kohë mjaftueshëm, për të shitur lojtarët, madje dhe në çmimet që ata dëshirojnë.

Related posts

“KEMI RËNË DAKORD QË…”/ Revanshi Usyk-Joshua ende pa një datë, Tyson Fury kërkon të përfitojë

Delo.autor

E rrallë, i dënuari luan me gjurmuesin elektronik në këmbë…

Sadik.Autor

VIDEO/ Futbollisti gjuan nga 40 metra, portieri bën gafë skandaloze

Q.Autor

Leave a Comment