Futboll Premier League Sport

CILAT NGA EKIPET JANË PRETENDENTE PËR TITULLIN PREMIER? Mourinho bën një deklaratë thumbuese për dy ish-ekipet e tij

Mourinho është rikthyer në Premier League,  këtë herë jo si trajner por si analist sportiv në “Sky Sport”.

Që në fillim të saj ai është bërë protagonist me një deklaratë.

Ai u pyet nga gazetarët se cilat nga skuadrat këtë sezon janë pretendente për të fituar titullin. Përgjigja e portugezit ishte vërtetë thumbuese, për dy ish skuadrat e tij United dhe Chelesa.

“Katër. Manchester City, Tottenham, Liverpool dhe Manchester City B”, tha “Special One”, duke preferuar të përfshijë dy herë skuadrën e Pep Guardiola, që edhe stolin e rezervave e ka me yje.

Ndërkohë që United sipas tij s’ka shanse të dalë kampion, madje as Chelsea.

“Sot, të luash shkëlqyeshëm, apo të marrësh një rezultat fantastik, nuk mendoj se titulli është i mundshëm”, vijoi më tej ish-trajneri i United.

Related posts

E PABESUESHME/ I mjaftojnë 4 minuta lojë, bomberi Lewandowski ndëshkon Leverkusen me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Mirabelli “FRIKSON” Milanin/ Suso tek Interi? Kuqezinjtë kërkojnë 3 futbollistë zikaltër

Sadik.Autor

“KEMI SHPENZUAR SHUMË ENERGJI”/ Conte: Klubet e tjera europiane kanë pasur më shumë kohë të rikuperohen

Delo.autor

Leave a Comment