Futboll Premier League Sport

TRIUMFOI ME “POKER” NDAJ CHEALSEA/ Festimi special i Rashford bën kuriozë tifozët: Pse me shqiponjën e Shqipërisë?! (FOTO)

Mançester Junajtid triumfoi me rezultatin 4-0 kundër Çelsit, në ndeshjen e parë në Premier Ligë këtë sezon për të dyja skuadrat.

Ishte Markus Rashford, ai i cili hapi sfidën me një gol nga pika e bardhë e 11-metërshit, për të kaluar skuadrën e tij në avantazh. Është pikërisht ky episodi i cili po tërheq vëmendjen e të gjithëve, teksa pas shënimit të golit sulmuesi anglez shënoi me shqiponjën. Një festim i veçantë ky nga 21-vjeçari të cilin nuk e kemi parë më parë. Për këtë kanë flasin shumë edhe tifozët, të cilët e lidhin festimin e tij me Shqipërinë.hfgj

Në “Twitter”, tifozët shkruajnë: “Pse Rashfordi, festoi me shqiponjën e Shqipërisë?”. Gjithsesi rreth këtij festimi sulmuesi do të flasë më vonë dhe do të sqarojë gjithçka, nëse ka ose jo lidhje me Shqipërinë.

Related posts

Goditi arbitrin, Simeone rrezikon të humbasë finalen e “Europa League”

Sadik.Autor

NGA ANËT E ERRËTA TEK RRALIZMI I ËNDËRRS/ Mesfushori Depay tregon për transferimin tek Barcelona

Delo.autor

LYON-BAYERN MUNICH/ Të dy trajnerët zgjedhin lojtarët më në formë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment