Futboll Premier League Sport

PAS HUMBJES NDAJ MANCHESTER UNITED/ Trajneri Lampard nuk i besohet: Ishin katër gabime tonat, por…

Frenk Lampard me siguri e kishte imagjinuar krejtësisht ndryshe debutimin e tij në kampionat si trajneri i Çelsit. Ish-mesfushori i kthyer në trajner te londinezët ku u bë një nga emrat më të njohur në botë, pa se si skuadra e tij u mposht 4-0 në një ndeshje ku ajo krijoi më shumë lojë e raste, por u godit sa herë që Mançester Junajtid dilte para në sulm.

“Ishin katër gabime tonat që sollën golat, por kontrolluam pjesën më të madhe të lojës në pjesën e parë. Morëm disa vendime të gabuara në sulm, duhet të kishim qenë në avantazh në pushimin e ndeshjes. Edhe në fillimin e pjesës së dytë, më pëlqeu ekipi. Por pastaj bëmë dy gabime dhe ishim 3-0.

Kur rezultati ishte 1-0, ne ishim skuadra më e mirë, por ata janë një skuadër kundërsulmi. Kjo është një forcë e madhe që kanë, mendojeni kështu, por nëse ju jep mundësi të të kalojnë, ata do ta shfrytëzojnë. Ishin absolutisht shumë cinikë.

Nga kjo kemi mësuar shumë gjëra, pasi nuk mund të bëjmë gabime të tilla në këto nivele. Por njëkohësisht, as nuk bëhet fjalë të ishte një ndeshje që i afrohet rezultatit 4-0. Gjëja e parë që u thashë lojtarëve ishte që të tregoheshim të matur pas kësaj humbje pasi nuk është e këndshme. Jemi Çelsi, nuk humbasim 4-0 askund, por duhet ta pranojmë”, tha Lampard pas takimit.

Related posts

JO VETËM PSG-JA/ Skuadra e madhe e Premier Ligës ofron 60 milionë euro për Hakimin

Delo.autor

SHKËLQEN NË KAMPIONATIN DANEZ/ Fantastik mesfushori i Kombëtares, gjen rrugën e rrjetës në sfidën vendimtare

Delo.autor

500 MIJË EURO NË JAVË/ Manchester Unitedi “shkund xhepat” për yllin e ekipit…

Delo.autor

Leave a Comment