Futboll Seria A Sport

ËSHTË NË LISTËN E DËSHIRAVE/ Napoli ka këtë strategji për të marrë James Rodriguez nga “Los Blancos”

Skuadra e Napolit nuk e ka ndërmend të dorëzohet në synimin e saj për transferimin e James Rodriguez.

James është në listën e dëshirave të Napolit që nga fillimi i merkatos, duke qenë objektivi kryesor i nënkampionëve të Serie A.

Kolumbiani thuhet se mund të qëndrojë te Real Madridi, por drejtuesit e Napolit do të tentojnë edhe një tjetër formë për shërbimet e tij.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, italianët po interesohen që ta huazojnë James, edhe pse spanjollët dëshirojnë vetëm shitjen e tij për të paktën 40 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse “Los Blancos” do të ndryshojnë qëndrimet e tyre dhe ta lënë të lirë lojtarin.

Related posts

MUZEU I TROFEVE/ “Thumbohet” Modriç: Këta nuk mund të vidhen, ekziston një…

Isa.Autor

BOLOGNA-MILAN/ E pabesueshme, Bennacer realizon një SUPER GOL nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

PRITET TË ARRIHET MARRËVESHJA/ 18 milionë euro në sezon, gati oferta e “çmendur” e Manchester United

Delo.autor

Leave a Comment