Futboll Premier League Sport

PRET LEJEKALIMIN NGA FIFA/ Manchester United shpenzon 10 milion euro për talentin 16-vjeçar… (FOTO)

Pritet vetëm lejekalimi nga FIFA, por duket se Manchester United ka siguruar yllin e ardhshëm të futbollit botëror, të cilin po e ndiqnin me vëmendje shumë prej klubeve më të njohura në Europë.

Vetë “djajtë e kuq” kanë bërë të ditur se kanë siguruar transferimin dhe regjistrimin si fillim në akademinë e tyre të 16-vjeçarit Hanibal Mejbri, i cili ka qenë pjesë e Monakos deri tani.

Klubi bëri të ditur se duke qenë një adoleshent, duhej më parë që FIFA të lejonte këtë transferim, por është i bindur se do të lejohet kalimi i tij në radhët e “djajve të kuq” për të vazhduar karrierën me ta.

Mediat franceze kanë zbuluar se për të bërë të mundur kalimin e lojtarit, Manchester United ka shpenzuar 10 milionë euro, me gjysmën që do të paguhet menjëherë, ndërsa pjesa tjetër në kohë në varësi të asaj që do të shfaqë Mejbri me fanellën e skuadrës së të rinjve të këtij ekipi.

Related posts

NUK KISHTE NDODHUR KURRË NË KARRIERËN E TIJ/ Ndalet rekordi i famshëm i Van Dajk

F.autor

LËSHON DEKLARATËN E FORTË/ McGregor: I mposht të gjithë llafazanët dhe rikthehem aty ku më takon

Delo.autor

Koha për festë! Ish-trajneri i Partizanit dhe Ramadani fitojnë titullin në Danimarkë

Sadik.Autor

Leave a Comment