Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Mbërrin në Itali delegacioni, bind Balotellin të firmosë tek…

Mario Balotelli afrohet gjithnjë e më shumë me Flamengon. E ardhmja e sulmuesit italian i cili sapo ka mbushur 29-vjeç, me shumë gjasa do të jetë sërish e veshur me ngjyrat kuqezi, por këtë herë në kampionatin brazilian, me Supermarion që do të largohet për herë të parë nga Europa.

Pas eksperiencave në Ligue 1 në Francë me Nice dhe Marseille, Balotelli është i dyzuar për të ardhmen, por më shumë sesa për t’u rikthyer në Itali, ish-sulmuesi i Interit dhe Milanit po merr seriozisht në konsideratë hipotezën Flamengo dhe gjasat janë që ky operacion merkatoje të realizohet.

Nga sa raportojnë mediat italiane në orët e fundit zëvendëspresidenti i klubit nga Rio De Janeiro, Marcos Braz, dhe avokati Marcos Motta kanë mbërritur në Itali për të bindur Supermarion me ofertën e tyre dhe ka shumë shanse që sulmuesi të pranojë.

Related posts

E BUJSHME NË ANGLI/ Solskjaer synon të sjellë tek “Djajtë e Kuq” objektivin e portugezit…

Delo.autor

Atletico kërkon talentin, Roma nuk dëshiron të privohet nga sulmuesi premtues

Sadik.Autor

Gjermanët tronditen në Rusi: Këtu do të qëndrojmë ne? (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment