Bundesliga Futboll Sport

PAS ZYRTARIZIMIT TEK BAYERN/ Perisic flet si “bavarez”: Dua të fitoj me klubin kupën…

Ivan Perisic zyrtarisht bëhet lojtar i Bayern Munchen, duke u rikthyer në Bundesligë pas aventurës në vitin 2012 me Borusia Dortmundin.

Kroati u shpreh i lumtur që po kthehet në Bundesligë, edhe pse transferimi i tij te bavarezët është vetëm në formë huazimi për një sezon.

“Jam shumë i lumtur që jam sërish në Gjermani. Bayerni është njëri ndër klubet më të mëdha në Europë. Ne dëshirojmë të luftojmë jo vetëm në Bundesligë dhe Kupë të Gjermanisë, por edhe në Ligën e Kampionëve. Shpresoj të fitoj Champions League me Bayern Munchen”, tha Perisic.

Perisic, në huazimin e të cilit është i përfshirë opsioni për ta blerë atë verën e ardhshme, është lojtari i katërt i huazuar nga Bayerni këtë verë, pas Lucas Hernandez, Benjamin Pavard dhe Fiete Arp.

Related posts

SOT DËSHIRON TA MPOSHTË/ Ja kur Courtois derdhi LOT për fitoren ndaj Realit (VIDEO)

Isa.Autor

MË I MIRI NË EUROPË PËR GOLAT ME KOKË/ Vedat Muriqi barazon një rekord që s’ishte arritur prej vitit 2010

F.autor

E FUNDIT/ Messi bojkoton stërvitjen e radhës, Barcelona e tërbuar! Babai i Leos niset nga Argjentina

Delo.autor

Leave a Comment