Futboll Sport

LAJMI I MADH NGA GREQIA/ Lojtarët Behar Ramadani dhe Bregu kërkohen me ngulm nga klubi…

Mesfushori i Vllaznisë, Behar Ramadani, dhe ai i Skënderbeut, Dejvi Bregu, që vetëm një vit më parë ishin pjesë e të njëjtit ekip (Luftëtarit) kërkohen me insistim nga klubi i njohur grek, Panahaiqi i Patrës.

Mediat greke raportonin se lojtarët kanë marrë oferta zyrtare, por fillimisht kanë refuzuar.

Mirëpo, sipas portalit “gnomip.gr”, klubi ka rritur ofertën dhe kërkon të bindë Ramadanin dhe Bregun.

Panahaiqi është pjesë e Superligës 2 në Greqi, ndërsa mbi dy dekada më parë ka luajtur ish-lojtari i Kombëtares, Altin Haxhi, duke shkëlqyer te skuadra nga Patra.

Pjesë e stafit teknik të Panahaqisë është në rolin e zv.trajnerit edhe Marko Jovanoviç, serbi që ka punuar në Shqipëri për Luftëtarin, Kukësin dhe Partizanin.

Ramadani ka firmosur te Vllaznia, ndërsa Bregu është nën kontratë me Skënderbeun.

© SYRI.net

Related posts

VETËM MESSI MË I MIRË/ Ibrahimovic: Shijoni praninë time, për sa kohë zgjat…

Isa.Autor

JUVENTUS-PARMA/ Brugman befason “Veteranin” Buffon me një “PERLË” nga 20 metra distancë (VIDEO)

Delo.autor

LËSHON “BOMBËN” NË SPANJË/ Presidenti i La Liga: Shefi i Barcelona-s “paguhej” nga… Reali

Delo.autor

Leave a Comment