Futboll Gossip Sport

ME MURE “KRISTALI”/ Dalin pamjet e rezidencës luksoze të Hazard (FOTO)

Një prej lëvizjeve më të bujshme në merkaton e transferimit të futbollistëve ishte kalimi i Eden Hazardit nga Chelsea te Reali i Madridit.

Mediat raportojnë së fundmi se Hazard ka bërë një investim të jashtëzakonshëm, duke blerë një vilë superluksoze me vlerë 11 milionë euro në kryeqytetin spanjoll.

Sulmuesi anësor belg, me transferimin e tij në Madrid, përfitoi një rritje të jashtëzakonshme të rrogës, duke kaluar nga afërsisht 12 milionë euro që merrte në Londër, në 22 milionë te “los blancos”, ku këta të fundit paguan gjithashtu edhe 100 milionë (+30 milionë bonuse) për kartonin e futbollistit.

Pra, vila e yllit belg vërtet kushton mjaft shtrenjtë, 11 milion euro, por vlera e saj është sa gjysma e pagës vjetore që do të përfitojë me fanellën e Real Madridit.

Related posts

CHAMPIONS/ Garcias nuk i besohet, Cornet befason Manchester Cityn me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

REALIZOI DOPIETËN ME BRAZILIN/ Riçarlison: Unë e bëj punën time, tani pres…

F.autor

PAS DËMTIMIT/ Sadiku: Refuzova Spanjën dhe Turqinë për Luganon për një arsye të vetme

Delo.autor

Leave a Comment