Futboll Sport

KËRKOHET NGA KLUBE TË MËDHA/ Ajax gati të “rrëmbejë” talentin spanjoll…

Dani Olmo ishte një nga lojtarët më të mirë në Europianin e 21-vjeçarëve, i cili u fitua nga Spanja.

Falë paraqitjeve të mira me kombëtaren e tij, mesfushori tërhoqi vëmendjen e skuadrave më  të mëdha. Prej kohësh Milani ndjek me kujdes situatën e lojtarit të Dinamo Zagrebit, i cili pëlqehet shumë nga drejtuesit e kuqezinjve.

Por nuk janë vetëm italianët, pasi për 21-vjeçarin interes ka shfaqur edhe Bajern Mynihu, Barcelona, Liverpuli, dhe Junajtid, por transferimi tek këto dy të fundit është i pamundur për shkak se merkato në Angli është mbyllur.

Gjithsesi sipas asaj që shkruan “Mundo Deportivo”, Olmo është pranë transferimit te Ajaksi. Holandezët kanë kontaktuar drejtuesit e Dinamo Zagrebit, dhe kanë ofruar 22 milionë euro për të marrë shërbimet e spanjollit.Caravajal_Daniel_Olmo_dinamo

Gjithashtu në drejtim të kroatëve do të kalojnë edhe 40% të shumës, në rast se lojtari shitet nga Ajaksi. Edhe vetë mesfushorit do t’i pëlqente një kalim në Holandë, dhe tani pritet vetëm përgjigja nga klubi i tij aktual.

Related posts

Milan-Crotone/ Mbyllet barazim pjesa e parë, por shihni statistikat e çmendura të kuqezinjve (FOTO)

Q.Autor

Rënia e trishtë e një kampioni tenisi

Sadik.Autor

BUXHET I FRIKSHËM I REAL MADRID/ 400 milionë euro për t’u bërë “galaktik”, ja përforcimet e bujshme

Delo.autor

Leave a Comment