Futboll Seria A Sport

MILAN ME SYTË NGA E ARDHMJA/ Drejtuesit e “Kuqezinjve” duan “Kakanë e Gjermanisë”… (FOTO)

Milani nuk mendon vetëm për këtë merkato, por kuqezinjtë mendojnë edhe për merkaton e ardhshme.

Drejtuesit kuqezi janë të interesuar, për të nënshkruar me mesfushorin e Borusia Monshengladbah, Florian Neuhauz. Milani dëshiron ta sigurojë lojtarin për verën e ardhshme, dhe thuhet se tashmë italianët janë takuar me agjentin e lojtarit. 22-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2021 me skuadrën gjermane, të cilët por përpiqen ta rinovojnë përsëri.

Gjithsesi kuqezinjtë po punojnë që të arrijnë një marrëveshje me lojtarin, në mënyrë që ta marrin atë me një çmim më të ulët në merkaton e ardhshme, dhe ta bindin të mos rinovojë kontratën. Në garë për shërbimet e mesfushorit gjerman është edhe Bajerni, dhe drejtuesit e Milanit po përshpejtojnë për të gjetur një akord me lojtarin.

Moenchengladbach, Germany 09.12.2018, 1. Bundesiga, 14. Spieltag, Borussia Moenchengladbach - VfB Stuttgart, jubel, Torjubel um Florian Neuhaus (Borussia Moenchengladbach) nach seinem treffer zum 2-0 ( DeFodi520 *** Moenchengladbach Germany 09 12 2018 1 Bundesiga 14 match Borussia Moenchengladbach VfB Stuttgart cheers for Florian Neuhaus Borussia Moenchengladbach after his goal to 2 0 DeFodi520.

Thuhet se mund të ketë një takim mes palëve në shtator, për të kuptuar më mirë situatën e lojtarit. Në Gjermani, shpesh Neuhauz krahasohet me legjendat si Mateus dhe Rikardo Kaka, i cili bëri histori me Milanin.

Related posts

KLUBI I SULMUESIT SHQIPTAR NË TELASHE/ I zbriten 12 pikë për renditjen e sezonit të ardhshëm. Ja arsyeja

Delo.autor

INVESTIM 60 MILIONË EURO/ Zbulohet super projekti i qeverisë angleze për futbollin, ja detajet…

Delo.autor

E BUJSHME/ Arrihet marrëveshja: MESFUSHORI SPANJOLL vihet nën urdhrat e GATTUSOS

Isa.Autor

Leave a Comment