Futboll Premier League Sport

U KËRCËNUAN FAMILJARISHT/ Emery vendos të ardhmen e dyshes së Arsenal

Dy futbollistët e Arsenal, Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac po jetojnë nën mbrojtjen e agjentëve të sigurisë, për shkak se është kërcënuar seriozisht siguria e jetës së tyre dhe të familjarëve.

Për këtë motiv, të dy yjet u detyruan të humbasin sfidën e parë sezonale në Premier League, ndaj Newcastle, por fatmirësisht një lajm pozitiv është konfirmuar këtë të enjte nga trajneri i “Topçinjve”, Unai Emery.

Në konferencën për mediat të dhënë dy ditë para ndeshjes kundër Burnley, tekniku Emery deklaroi: “Tentoj të jem pozitiv dhe mendoj se futbollistët janë të përqendruar te skuadra”.

“Ata janë gati të luajnë në 100%. Dua t’i ndihmoj që të rigjejnë normalitetin, duke u stërvitur bashkë, duke menduar dhe përqendruar mbi çdo ndeshje që kemi përballë”, deklaroi trajneri i Arsenal, Unai Emery në lidhje me Ozil dhe Kolasinac.

Ndërkohë, në lidhje me kërcënimet dhe situatën e dy futbollistëve, më datë 8 gusht janë arrestuar dy persona, që ndodheshin pranë banesës së Ozil, të akuzuar për prishje të rendit publik dhe tentativë grabitje të mjetit.

Related posts

Guardiola NUK SHKON tek Argjentina, por ”nxënësi” i tij është një alternativë

Isa.Autor

Shënohet goli i parë në ndeshjen City – Liverpool

Sadik.Autor

KËRKOHEJ NGA JUVENTUS/ Lojtari i “Katalanasve” kalon në Bundesliga tek…

Delo.autor

Leave a Comment