Futboll Premier League Sport

SFIDA NDAJ MANCHESTER CITY/ Pochettino: Kemi një sitatë emergjence në mesfushë, duhet të…

Të shtunën pasdite, në javën e dytë të Premier League luhet supersfida mes Manchester City dhe Tottenham. Miqtë do të paraqiten në këtë ndeshje me 3 mungesa “big”, duke bërë që trajneri Maurizio Pochettino të “shpikë” një skuadër të re.

Trajneri argjentinas ka konfirmuar mungesat, të trija në mesfushë. Dele Alli ende nuk ka rikuperuar 100% dhe nuk do të luajë, ashtu sikurse mungoi edhe javën e kaluar. Vijon skualifikimi edhe i mesfushorit kinez Son, që do të rikthehet javën e ardhshme.

Mungesa e tretë është ajo e Ryan Sessegnon, talentit 19-vjeçar që erdhi nga Fulham. Ai u ble 10 ditë më parë, por ende nuk është gati, ndaj nuk do të debutojë në këtë ndeshje.

Kemi një sitatë emergjence në mesfushë. Duhet të improvizojmë diçka edhe pse kjo nuk është hera e parë”, tha Pochettino.

Related posts

NOTAT/ Strakosha i jep siguri Lacios, Berisha “Clean Sheet”! Portierët e Kombëtares në një ditë të mirë në Serinë A

F.autor

SULMON TRAJNERIN TUCHEL/ Legjenda Roche: Nuk duhej të kishte folur, është treguar…

Delo.autor

Daja: Nuk mendoj se Partizani ishte më mirë, raportet tona me trajnerin janë…

Isa.Autor

Leave a Comment