Futboll La Liga Sport

BARCELONA HUMBJE SHOKUESE/ Kjo është nota për debutuesit Griezmann dhe De Jong (FOTO)

Barcelona ka pësuar një humbje shokuese 1-0 në “San Memes” përballë Athletico Bilbaos, në ndeshjen hapëse në kampionatin spanjoll.

Vlen të theksojmë që në këtë përballje mungonte Lionel Messi, por De Jong dhe Griezmann bënë debutimin me fanellën e Barçës në La Liga.

“Whoscored” publikoi vlerësimin e lojtarëve ku në sy bie nota e Ter Stegen (7) i cili u shpall më i miri nga katalanasit, ndërsa Griezman mori notën (6.4).

Debutuesi tjetër me fanellën katalanase në La Liga, De Jong mori notën mesatare (6.7).

Golin e vetëm të takimit e realizoi Aduriz i cili u fut në fushë si zëvendësues për t’i dhuruar fitoren ekipit të tij duke realizuar një “perlë” të vërtetë.

Autori i supergolit me rofishatë mori vlerësimin (7.2).

Ja notat e lojtarëve pas ndeshjes:

Related posts

Torino preferon të mbajë SERBIN LJAJIC, SULMUESI I MILANI drejt largimit

Isa.Autor

Zidane: Neymar te Real Madridi? Nuk flas për një lojtar që s’është i imi

Sadik.Autor

Largimi nga PAOK-u, vjen oferta e parë për Ergys Kaçen

Q.Autor

Leave a Comment