Futboll Sport

MË SHUMË SE 1 MILIARD EURO/ Ja skuadrat me vlerën më madhe në botë

Paratë ndoshta nuk e blejnë lumturinë, por e sigurt është që të ndihmojnë të fitosh kampionate dhe kupa. Por për të ngritur në këmbë një skuadër kompetitive nuk ka vetëm një mënyrë. Mund të blihen kampionë të afirmuar, ose të mbështetesh te talentet me shpresë që ata të kthehen më pas në kampionë të mëdhenj. Manchester City ka ndjekur pistën e parë, më të lehtë dhe më të shpejtë. Për këtë arsye, skuadra angleze është ajo me vlerën më të lartë në treg.

Sipas “Transfermarkt”, futbollistët që Pep Guardiola ka në dispozicion vlerësohen në total 1,27 miliard euro. Kampionët anglezë lenë pas në renditje dy gjigandët e La Liga, Barcelona dhe Real Madrid. Lionel Messi dhe shokët e tij vlejnë të gjithë së bashku 1.26 miliard euro. Jo shumë larg madrilenët, që kanë një skuadër që kap shifrën 1.18 miliard euro. Pesëshja e parë plotësohet me dy skuadrat e tjera angleze, Liverpool dhe Tottenham, me kampionët e Europës që kalojnë limitin 1 miliard euro dhe londinezët, shumë pranë këtij kufiri.

Related posts

POLEMIKAT PËR STOLIN E KLUBIT TË SERIE A/ Panucci: Roma nuk më ka kontaktuar, jam i fokusuar…

Delo.autor

HEDH “TENTAKULAT” NË PREMIER/ Perez ka gati 30 milionë euro për mbrojtësin…

Delo.autor

CHAMPIONS/ Atletico triumfon ndaj Portos dhe siguron kualifikimin, Liverpool mposht Milanin në “San Siro”

Delo.autor

Leave a Comment