Futboll Premier League Sport

PAS 20 VITESH/ Ashly Cole i jep fund karrierës në futboll, ja profesioni i ri…

Pas 20 viteve të kaluar në futbollin e luajtur, Ashly Cole ka vendosur që t’i jap fund karrierës.

Mbrojtësi i majtë që në karrierën e tij ka mbajtur veshur bluzën e Arsenal, Chelsea dhe Romës, i cili ka qenë pa kontratë që nga fundi i sezonit me Derby Country, lajmëroi se do të “varë këpucët në gozhdë”.

“Pasi e mendova gjatë, besoj se ka mbërritur momenti i duhur për ta mbyllur dhe për të nisur një kapitull të ri në jetën time, që shpresoj të jetë puna e trajnerit.”

Cole është një ndër futbollistët më fitues në futbollin anglez. Ai ka fituar 3 tituj të Premier League-s, 1 Champions, 1 Europa League, 7 Kupa të Anglisë, 1 Kupë të Ligës dhe 3 Community Shields.

Related posts

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Liverpool-Porto. Rezultati 2-0

Delo.autor

Hierro: Besojmë tek forca jonë, prishim “mallkimin” ndaj Rusisë

Isa.Autor

“SHISJA UJË PASI MË VDIQ NËNA”/ Futbollisti i ri i Napolit: Më duhej të mbaja motrat dhe vëllezërit e mi

Delo.autor

Leave a Comment