Futboll Seria A Sport

“TËRMET” NË SERIA A/ Conte jep “ok” për shkëmbimin e Icardit me sulmuesin e njohur

Zërat për një shkëmbim mes Mauro Icardi dhe Arkadiusz Milik nuk janë të pabaza. Madje ekipet e Inter dhe Napoli kanë nisur të punojnë për këtë shkëmbim të dy sulmuesve, që do të kënaqë të gjitha palët.

Sipas “La Republica”, drejtori sportiv Beppe Marotta ka marrë edhe miratimin e trajnerit Antonio Conte për të sjellë tek Interi sulmuesin 25-vjeçar polak. Përveç lojtarit, Interi do të arkëtojë edhe një shumë parash (rreth 30 milionë euro), duke qenë se vlera e Icardit është më e lartë.

Ideja për këtë shkëmbim ka lindur pas refuzimit që Dzeko bëri për t’u transferuar tek Interi, duke rinovuar me Roma. Për këtë arsye, Inter hodhi sytë nga Milik, që nuk është i pashitshëm për presidentin De Laurentiis.

Related posts

Mjeku i Zvicrës zbulon gjithçka/ Ja çfarë duhet të kesh në çantë gjatë Botërorit

Isa.Autor

ZBARDHEN BISEDIMET “SEKRETE”/ David Beckham është i pari në botë që do të… (FOTO)

Isa.Autor

Nuk ka minuta për Baren, Atletiko mjaftohet me një penallti ndaj Deportivos

Sadik.Autor

Leave a Comment