Futboll Seria A Sport

BOMBA E MERKATOS/ E bujshme nga Italia, Ikardi drejt Milanit. Ja prapaskenat… (FOTO)

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane. Bëhet fjalë për Mauro Ikardin. Sipas gazetës milaneze “Il Giornale”, kuqëzinjtë janë duke menduar seriozisht për bombën e merkatos.

5a8d1135ed2951a6f12cf37c90665c99

Interi po përpiqet ta heq qafe me ccdo kusht argjentinasin, ndërkohë që destinacioni i tij i mundshëm mund të jetë te kushurinjtë e Milanit.

Duke qenë se akordi me Korrean ka ngecur, drejtuesit e Milanit kanë bërë një sondazh për ish-kapitenin zikaltër. Transferimi i Ikardit te rivalët kuqezinj, nuk përbën problem për drejtuesit e Interit, të cilët nuk e shikojnë Milanin si rival për titullin.

I vetmi problem që duhet zgjidhur është mënyra e transferimit. 7 herë fituesit e Champions-it, nuk e kanë luksin të paguajnë 60 milionë euro për 26-vjeçarin, por mund të gjendet një formulë e përshtatshme. Me shumë gjasa, bashkëshortja e Ikardit, Vanda Nara, do të ishte dakord, për transferimin e Ikardit te Milani, pasi do të vazhdonte jetën e saj në Milano, duke mos u shkëputur nga angazhimet e saj.  Në orët e ardhshme, priten zhvillime të reja, për sa i përket këtij lajmi të bujshëm.

 

Related posts

ZBULON FORMACIONIN MË TË NË HISTORINË E FUTBOLLIT/ Ronaldinho: Ja 11-shja i të gjitha kohërave, ngel jashtë…

Delo.autor

Ylli i Milan gati të ndërpesë kontratën për ëndrrën amerikane

Sadik.Autor

Juventusi udhëheq garën për transferimin e Forsberg

Sadik.Autor

Leave a Comment