Futboll Kategoria Superiore Sport

DIONIS ÇIKANI/ Një talent bardheblu që vlen 130 mijë euro

Prej muajsh Tirana ka afruar një talent si Dionis Çikani. Është i ri dhe mund të luajë në krahun e djathtë pa problem. Pjesë e Tiranës B sezonin e shkuar, Çikani këtë vit është ingranuar në stërvitje me ekipin e parë.

Gjatë fazës përgatitore futbollisti, madje, shënoi edhe gol në miqësoren me Flamurtarin e Prishtinës. Gjithsesi, për momentin lojtari s’luan dot me ekipin e parë bardheblu. Futbollisti është pjesë e skuadrës Torre Levante në Spanjë dhe duhet të marrë një herë leje nga ekipi spanjoll dhe më pas të veshë fanellën bardheblu.

Për lejimin e Çikanit të jetë pjesë e Tiranës bardhebluve u janë kërkuar 130 mijë euro për të marrë lejekalimin. Futbollisti luan si sulmues anësor. Ai është i datëlindjes 10 mars 1999. Ka dy sezone që luan me ekipin spanjoll. Ai ka dalë nga akademia e Tiranës dhe për disa vite ka qenë jashtë Shqipërisë.

Cikani2

Klubi po bën të pamundurën që lojtari të jetë pjesë e bardhebluve për sezonin e ri. Mema gjithmonë e ka aktivizuar në miqësoret që skuadra e Tiranës ka zhvilluar. Lojtari është edhe pjesë e skuadrave të moshave të Kombëtares shqiptare.

Related posts

MOMENTI KATASTROFIK/ Edhe KROOS në shënjestër, “BALTOSET” në Madrid

Isa.Autor

“Fenomeni” Ronaldo: Salah si Mesi, por fiton Reali

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ E zbulon miku i Ronaldos, ylli portugez dëshiron të kthehet te Reali

Delo.autor

Leave a Comment