Futboll Seria A Sport

MUNGON PREZANTIMI TEK INTER/ Ja kur Alexis Sanchez udhëton drejt Milanos

E ardhmja e Alexis Sanchezit pritet të vendoset ditën e hënë.

“Djajtë e Kuq” thuhet se kanë arritur marrëveshjen për largimin e sulmuesit kilian drejt Interit në Serie A.

“Nerazzurët” që tashmë e kanë transferuar Romelu Lukakun nga Man United, janë shumë pranë nënshkrimit me Alexis Sanchez, në formë huazimi me të drejtë blerje për 15 milionë euro.

Sanchez aktualisht fiton 500 mijë euro te Manchester United, ndërsa po ashtu fiton edhe 80 mijë euro në çdo ndeshje që starton, kjo situatë po i shkakton probleme financiare skuadrës britanike.

Interi nuk ka rënë dakord që të paguajë rrogën e lartë të kilianit, prandaj “Djajtë e Kuq” do të paguajnë pjesën më të madhe të pagës, ndërsa italianët do të shpenzojnë vetëm katër milionë euro.

Mëngjesin e ditës së sotme pritet që Sanchez të fluturojë për në Milano për të kryer testet mjekësore tek zikaltrit, ndërsa pasditen e sotme mund të ndodhë prezantimi.

Related posts

Inter-Crotone, zikaltrit duan një fitore për të larguar krizën

Q.Autor

E PAPRITUR/ Spalletti: Ja FAJTORI i humbjes së turpshme të Interit ndaj Parmës

Isa.Autor

LLOGARITË/ Mund të mbijetojnë edhe pa shitje, ja si PSG-ja do t’i mbulojë shpenzimet e Messit…

Delo.autor

Leave a Comment