Futboll Sport

TREGON KARAKTERIN E TIJ TË ASHPËR/ Shikoni si De Rossi shkelmon bashkëlojtarin në stil karateje (VIDEO)

Boca Juniors ka fituar ndeshjen e radhës në transfertë me rezultatin 0-1 kundër Banfield. Ekipi argjentinas e ka nisur si duhet kampionatin e ri, pasi në 4 ndeshje ka 3 fitore dhe një barazim duke kryesuar renditjen deri tani.

Mesfushori Daniele De Rossi është kthyer në titullar fiks dhe në senator te skuadra argjentinasi. Mesfushori italian po tregon karakterin e tij të ashpër. 36-vjeçari ka luajtur dy ndeshje në kampionat dhe një ndeshje në kupë duke shënuar dhe një gol.

Në sfidën kundër Banfield-it ishte protagonist i një ndërhyrje shumë të ashpër. Në përpjekje për të ndalur një top ai, i ndërhyn bashkëlojtarit në stil karateje duke e goditur në trup.

Related posts

E PABESUESHME/ Juventusi zgjedh KAPITENIN e ri për sfidën me ATALANTËN (FOTO)

F.autor

MEDIAT SPANJOLLE PLASIN BOMBËN/ Modric tek Inter, me kosto zero (DETAJE)

Isa.Autor

Ben Yedder zëvendësues i Dzekos, ide tjetër Sansone

Q.Autor

Leave a Comment