Futboll Sport

SFIDA FRANCË-SHQIPËRI/ Franck Lampard kërkon nga Deschamps të mos ftojë lojtarin…

Franck Lampard do të ishte shumë i lumtur nëse Didier Deschamps nuk do të bënte pjesë të përzgjedhjes së tij këtë javë një prej futbollistëve francezë të Chelseat.

Trajneri i përfaqësueses së Francës do të publikojë emrat e futbollistëve të grumbulluar për sfidat kualifikuese të Euro 2020 në shtator, ku e para e sheh përballë Shqipërisë.

Por për Lampard, më e mira do të ishte që N’Golo Kante, një nga yjet e kësaj përfaqësueseje dhe element shumë i rëndësishëm në fitoren e Kupës së Botës, të mos fitohej për duelet në fjalë.

Futbollisti ka pësuar një dëmtim në gju në finalen e Ligës së Europës ndaj Arsenalit dhe kaloi pjesën më të madhe të kësaj vere duke u riaftësuar.

Ai u dëmtua përsëri në ndeshjen e hapjes së kampionatit ndaj Manchester United.

Ai ka kaluar katër vite duke luajtur vazhdimisht. Dëmtimi nga finalja e Ligës së Europës ka ndikuar në fazën përgatitore. Pastaj u dëmtua përsëri ndaj Manchester United. Ne po mundohemi që të kalojë këto probleme, por të dielën nuk luajti se kishte shumë dhimbje. Periudha e kombëtareve do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të që të rregullojë këtë situatë me dëmtimin. Do të ishte në të mirën e të gjithëve nëse Kante qëndron jashtë, pasi ai ka luajtur ndeshje pas ndeshje”, tha Lampard.

Related posts

Real Madrid jashtë, tre italiane mes 10 të më të mirave

Q.Autor

CHELSEA BËN NJË GAFË/ Ja rastësisht blerja e parë në merkato

Delo.autor

ZIKALTRIT NË FESTË/ Maratonomaku kroat pranë rinovimit me INTERIN deri në vitin…

Isa.Autor

Leave a Comment