Futboll Seria A

Inter, tifozët shfryjnë ndaj Perisiç: Dhurojeni në një skuadër të Kategorisë së Parë në Shqipëri

Interi është duke kaluar një periudhë krize në Serinë A, kur prej 8 takimesh nuk njeh shihen e fitores. Barazimi ndaj Krotones në sfidën e djeshme, i ka mërzitur jashtë mase tifozët zikaltër, të cilët vërshuan në kritika.

Epiqendra e kritikave, ka qenë pikërisht futbollisti kroat, Ivan Perisiç, i cili në fillimin bëri një start fantastik, duke qenë një nga më të mirët në skuadër, ndërsa ka afro 2 muaj që e ka humbur shkëlqimin dhe paraqitjet e tij kanë lenë për të dëshiruar.

Reagimet e tifozëve zikaltër kanë qenë të shumtë dhe më të ndryshëm, por më pikanti ishte ai i Mariapaola Lopetrone e cila u kërkon drejtuesve të Interit ta dhurojnë në një skuadër të Kategorisë së Parë në Shqipëri.

Related posts

Ronaldo zhbllokon shifrat, kalon në avantazh Portugalinë (VIDEO)

Sadik.Autor

Kush mund ta mposhtë? Ja super-formacioni i Juventusit me blerjet e bujshme

Isa.Autor

BOTËRORI 2022/ Pas 18 minutash lojë, sulmuesi Muriqi ndëshkon Gjeorgjinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment