Futboll Seria A Sport

ACAROHET ME KOMENTET E FUNDIT TË WANDA NARAS/ Marotta sqaron: Mohoj kategorikisht…

Drejtori Sportiv, Beppe Marotta ka thënë se Interi ndihet i acaruar me komentet e fundit të Wanda Naras e cila ka konfirmuar që Icardi do të vijojë të jetë pjesë e zikaltërve.

Sulmuesit argjentinas i është thënë që në fillim të verës që nuk është pjesë e planeve të Antonio Contes dhe nuk do të përfshihet në skuadër, por ai ka refuzuar çdo mundësi për t’u transferuar diku tjetër.

Gruaja dhe agjentja e tij Wanda Nara kanë folur në televizion mbrëmjen e kaluar, duke siguruar që ai do të vazhdojë ta hedh poshtë çdo opsion sepse ai dëshiron qëndrimin në Inter.

“Ne i përshëndetem komentet e Wanda Nara’s të cilat nxitën acarim të situatës, si për kohën dhe metodën që u thanë”, tha Marotta për DAZN.

“Po ashtu mund ta mohoj kategorikisht që dikush në klub t’i thotë Icardit për të qëndruar në Inter, sidomos presidenti Steven Zhan”.

“Strategjia e Interit ka qenë e qartë dhe ne ua kemi komunikuar atyre në kohë të duhur. Ne do të vazhdojmë kështu deri në fund dhe askush në Inter nuk mund ta ndryshoi këtë qasje që do ta shkembejmë me të gjithë”.

Related posts

Partizani – Skënderbeu nuk prodhon lajm vetëm në fushë (foto)

Sadik.Autor

“PO FLASIM PËR NJË TRAJNER TË NIVELIT TË LARTË”/ Mesfushori Kroos: Lopetegui pati një moment të ndyrë në…

Delo.autor

“LËSHOHET BOMBA” NGA SPANJA/ “Golden Boy” zgjedh Barcelonën në këmbim të 70 milionë eurove

Delo.autor

Leave a Comment