Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NË MERKATO/ Milan pranë akordit për transferimin e Kessie te klubi francez…

Monaco prej kohësh është në kërkim të një mesfushori dhe kanë hedhur sytë nga lojtari i Milanit, Franck Kessie.

Sipas asaj që shkruan “RMC Sport”, negociatat mes drejtuesve të Milanit dhe atyre të Monacos janë në rrugën e duhur dhe shumë shpejt pritet të arrihet një marrëveshje.

22-vjeçari pëlqehet shumë nga francezët, të cilët po punojnë për ta marrë atë në skuadrën e tyre.

Kessie shihet si një përforcim i mirë për skuadrën e drejtuar nga Leonardo Jardim, të cilët nuk po kalojnë aspak një formë të mirë, pasi në 3 ndeshjet e para në Ligë 1, kanë arritur të marrin vetëm 1 pikë.

Gjithsesi, në rast se nuk arrihet një marrëveshje për lojtarin e Milanit, te Monaco e kanë gati objektivin tjetër, pasi thuhet se drejtuesit e bardhekuqve kanë nisur kontaktet me Bakajoko, për një rikthim të mundshëm të tij në “Stade Luis”.

Related posts

Neymar në Madrid? Pronari i PSG-së befason me përgjigjen e tij

Q.Autor

Jo prej dëmtimeve, ja pse Zlatan u largua para kohe nga United

Sadik.Autor

INTERI VIHET NË LËVIZJE/ Zikaltërit rinisin bisedimet me futbollistin serb

F.autor

Leave a Comment