Futboll Premier League

Courtois drejt Real Madrid, Chelsea gjen zëvendësuesin e tij

Chelsea përgatit një betejë të fortë për të mbajtur Thibaut Courtois në skuadër, por duke qenë se e ardhmja e portieri belg mbetet në dyshim të fortë, “blutë” kanë përpiluar një listë me zëvendësues të mundshëm. Courtois ka edhe 18 muaj kontratë me londinezët, por ka vendosur të mos rinovojë dhe nëse nuk largohet në verën e ardhshme, Chelsea rrezikon ta humbasë me parametër zero. Real Madrid ka shfaqur interes për numrin 1 dhe kjo e ka tundur atë që të vazhdojë karrierën në “Bernabeu”.

Nëse shkon te Real Madrid për Courtois do të ishte një rikthim në La Liga ku ka luajtur me fanellën e Atletico Madrid nga viti 2011 deri në vitin 2014. Në qershor do të mësohet përfundimisht e ardhmja e 25-vjeçarit

Sipas “The Sun”, Chelsea po përgatitet për skenarin që e sheh të detyruar të marrë një portier të ri dhe dëshiron të afrojë në klub Joe Hart, kur ish-portieri i Anglisë të mbyllë huazimin te West Ham. Kampionët e Anglisë në fuqi e kanë bërë të qartë dëshirën e tyre për të mbajtur Courtois, por pavarësisht se i kanë ofruar 230 mijë euro në javë, belgu nuk rinovuar. Nga ana tjetër, trajneri i Real, Zinedine Zidane, pengoi blerjen e Kepa Arrizabalaga nga Bilbao, pikërisht për të marrë Courtois.

Related posts

PREZANTOHET TEK KLUBI I MARSEILLE/ Trajneri Sampaoli dhuron show: Nuk di gjuhën? Epo atë të futbollit e njohin të gjithë

Delo.autor

Komisioni i Disiplinës godet me dorë të rëndë Flamurtarin

Sadik.Autor

REAL MADRID-INTER/ Ancelotti: Brozovic lider tek “Zikaltërit”, në Champions nuk bëhen llogari

Delo.autor

Leave a Comment