Futboll Premier League

Nëse humbet ndaj Watford, Conte do të shkarkohet nga stoli i Chelseas

Festa për titullin në Premier League ka qenë para 9 muajsh. Duket se ka kaluar një pafundësi, ndërsa pakënaqësitë për merkaton, në verë dhe në janar, kanë kompromentuar marrëdhënien mes Antonio Conte dhe Roman Abramovic. Pronari i Chelsea ka vendosur se trajneri italian nuk do të jetë në krye të skuadrës në sezonin e ardhshëm, pavarësisht se ai ka një kontratë deri në vitin 2020 në “Stamford Bridge”. Gjithsesi, në rast humbjeje kundër Watford, të hënën në mbrëmje, shkarkimi mund të jetë i menjëhershëm.

Lajmi është bërë i ditur nga “Daily Express”, sipas të cilës pronari i klubit “blu” ka humbur durimin pas disfatës në shtëpi, 3-0 ndaj Bournemouth, më 31 janar. Pika e fundit e ujit që ka bërë gotën të derdhet pas polemikave të vazhdueshme për merkaton, që Conte ka shkaktuar në çdo konferencë për shtyp. Në rast shkarkimi skuadra do t’i besohet një trajneri të përkohshëm, ndërsa emrat që kërkohen për sezonin e ardhshëm janë sërish italianë: Maurizio Sarri dhe Max Allegri.

Related posts

“LAUTARO ËSHTË SHUMË I FORTË DHE ME TË ARDHME TË MDHE”/ Higuain: Kalimi në Argjentinë? Nuk rikthehem tek…

Delo.autor

LETËR EMOCIONUESE PËR ERIKSEN/ Inter: Për fat të mirë zgjohemi edhe nga makthet më të këqija…

Delo.autor

RINOVIMI ÇËSHTJE KOHE/ Juventus gjen gjuhën e përbashkët me mesfushorin

F.autor

Leave a Comment