Futboll Seria A Sport

ËSHTË NË KËRKIM TË NJË SULMUESI/ Roma hedh “sytë” nga lojtari brazilian…

Roma është në kërkim të një sulmuesi pas dëmtimit të Perrotit, i cili pritet të mungojë deri në fund të tetorit.

Në këtë situatë verdhekuqtë janë hedhur në merkato, për të gjetur një sulmues të djathtë dhe duket se atë e ka gjetur te ukrainasit e Shaktar Donjestkut. Bëhet fjalë për sulmuesin brazilian Taision, i cili në sezonin e fundit zhvilloi 35 ndeshje me ukrainasit dhe shënoi 6 gola.

Lojtari pëlqehet shumë nga trajneri Fonseka, i cili e kishte nën urdhrat e tij gjatë kohës kur ai drejtonte Shaktarin, dhe e kërkon edhe te skuadra e re.taison.shakhtar.donetsk.napoli.2017.2018.750x450

Drejtuesit po punojnë t’ia plotësojnë trajnerit këtë kërkesë, dhe së shpejti do të nisin kontaktet me skuadrën ukrainase, duke ditur që nuk kanë edhe shumë kohë pasi merkato mbyllet në 2 shtator.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Maradona drejt rikthimit në Europë, mund të marrë drejtimin e klubit…

Delo.autor

“SHITA MEDALJEN E KUPËS SË BOTËS, PËR TË BLERË DROGË”/ Rrëfimi tronditës i ish-futbollistit brazilian

Delo.autor

NJË DËM I PRISH ËNDRRËN/ Por Rei Manaj tërbon serbët

Delo.autor

Leave a Comment