Kategoria Superiore Shqipëri

Partizani feston ‘ditëlindjen’, 72 vjet histori në futbollin shqiptar

72 vjet histori, mijëra sportistë dhe trajnerë që kanë lënë gjurmë në sportin shqiptar dhe 10-ra disiplina dhe qindra trofe të fituar. Ishte 4 Shkurti i vitit 1946, kur me Shqipërinë të sapo-dalë nga Lufta e Dytë Botërore, Rinia Antifashiste dhe Ushtria Nacional-çlirimtare, krijuan klubin e kuq, i cili mori formë administrative pas kalimit nën Kompetencën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Futbolli ishte ai që zhvilloi edhe ndeshjen e parë zyrtare të Klubit Sportiv Partizani, në derbin e fituar 2-0 përballë 17 Nëntorit të asaj kohe, ndërsa më në Prill të vitit 1946, nisi rrugëtimin e saj edhe klubi i shumësportëshit.

Me pak muaj në dispozicion, por me shumë talente si për meshkuj ashtu edhe për femra, në vitin 1947 Partizani nisi të përfaqësohej rregullisht në elitën e futbollit, basketbollit, volejbollit, atletikës, ndërsa sukseset nuk munguan edhe në çiklizëm, not, gjimnastikë apo peshëngritje dhe në sporte të tjera individuale.

15 tituj kampionë të Shqipërisë dhe 15 Kupa të fituara vetëm nga ekipi i futbollit, që në vitin 1970 ngriti edhe Kupën Ballkanike. Pavarësisht ulje-ngritjeve ndër vite apo një sezoni deri më tani të vështirë, me skuadrën që vetëm matematika e mban në garën për titull, për tifozët dhe jo vetëm, Partizani është “Legjenda”.

Related posts

VLLAZNIA rikthehet në arenën ndërkombëtare, UEFA zgjedh arbitrat e ndeshjes

Isa.Autor

VAJZAT FUTBOLLISTE TË “AS TIRANA”/ Mes sfidave dhe pasionit për të dhuruar spektakël (VIDEO)

Delo.autor

E FUNDIT/ Largohet Ze Maria, trajneri i ri i Tiranës do të jetë një… legjendë bardheblu

Isa.Autor

Leave a Comment