Futboll La Liga Sport

KA LUAJTUR 12 SEZONE ME BARCELONËN/ Legjenda “blaugrana” sqaron: Nëse flas për Neymar, më…

Portieri brazilian Victor Valdez është një nga ikonat e skuadrës së Barcelonës, ekip me të cilin luajti në La Liga për 12 sezone (2002-2014). 37-vjeçari, i tërhequr nga futbolli dy vite më parë, fitoi 6 tituj kampionë me Barcelonën si dhe 3 Champion League. Këtë verë ai u rikthye te skuadra “blaugrana”, këtë herë si trajner i ekipeve të moshave.

Duke folur për Neymar, ish-portieri sqaron: “Çfarë të them për të? Kemi qenë bashkë në skuadër te Barça vetëm një vit dhe sipas meje tregoi që në fillim vlerat e tij. Kjo është ajo që mbaj mend për të. Luajti në Champions League me Barcelonën dhe e fitoi, duke treguar vlerat e tij. Lojtar i madh”.

Gjithsesi, sipas “Football Espana”, portieri brazilian preferon të heshtë kur e pyesin për të ardhmen e sulmuesit. “Nuk duhet të flas për këtë çështje, duhet të pyesni ata që merren me këtë punë. Po më vini në një pozitë të vështirë dhe klubi mund të më pushojë nga puna. Ndërkohë që, unë dua të vazhdoj të punoj këtu”, tha Victor Valdez, që duket se di diçka, por preferon të mos e thotë.

Related posts

“EL CLASICO”/ Zidane i dërgon një mesazh të qartë Luka Jovic

Delo.autor

SHPËTOI MOTRËN NGA KAFSHIMI I QENIT/ 6-vjeçari nderohet me titullin botëror në…

Delo.autor

Menaxheri i Hysajt: Ka tre vite që i ka futur pilotin automatik

Q.Autor

Leave a Comment