Futboll I pakategorizuar Kategoria Superiore Sport

FIKJA E DRITAVE NË “SELMAN STËRMASI”/ Delegati Nurishmi sqaron: Ja nga se u shkaktua problemi… (FOTO)

Delegati i ndeshjes së djeshme dhe njëkohësisht shefi i garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, Lysien Nurishmi, pas ndeshjes sqaroi problemin me ndriçimin e stadiumit. Sipas tij, problemi është i zakonshëm në ndeshjet me drita.

“Problemi i ndriçimit erdhi si pasojë e një goditjeje tensioni. Kjo solli fikjen e menjëhershme të projektorëve, sepse u mbingarkuan. Janë model i vjetër dhe normalisht mbingarkohen. Që të rindizeshin projektorët, duhej që rrjeti në stadium dhe projektorët duhet të ftoheshin plotësisht, sepse në të kundërt ishte e pamundur që të vinte ndriçimi. Me ftohjen e sistemit erdhi edhe ndriçimi”, u shpreh Nurishmi.

Një episod i pakëndshëm ka ndodhur në ndeshjen Tirana-Teuta pasi në minutën e 23-të në stadiumin e kryeqytetit ka patur probleme me ndriçimin dhe ndeshja është ndërprerë.

Lojtarët për disa minuta kryen nxehje e nevojshme derisa të ndizeshin plotësisht projektorët e stadiumit.

Related posts

Ka derbi Milan-Inter jo vetëm në San Siro, por edhe në merkato

Sadik.Autor

LIVE/ Flamurtari-Tirana: Duel shprese në Vlorë, Mema debuton kundër mentorit Daja

Isa.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ SHAQIRI nuk ndalet, shënon një GOL të RALLË (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment