Futboll Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Talenti 22-vjeçar largohet nga Roma, transferohet në Spanjë tek…

Mesfushori i Romës, Ante Coric është larguar zyrtarisht nga “Giallorossi” duke zgjedhur të vijojë karrierën në Spanjë.

Tashmë 22-vjeçari ka kaluar te skuadra e Almerias, e cila militon në kategorinë e dytë spanjolle dhe këtë vit kanë si objektiv ngjitjen në elitën e futbollit spanjoll.

Ante Coric ka kryer lëvizjen drejt Almerias në formë huazimi me të drejtë blerjen e kartonit në fund të sezonit, ndërsa momentalisht 60% të pagës së mesfushorit do ta paguajnë italianët.

“Il Tempo” raporton se për të blerë talentin kroat, Almeria duhet të paguajë 6 milionë euro.

Related posts

“DERBI” I KRYEQYTETIT/ Policia njofton masat: Ku bllokohen rrugët, çdo tifozi te dera …

Isa.Autor

“KAM KËRKUAR GJITHMONË TË SHIKOJ ANËN POZITIVE”/ Mesfushori Jorginho: Është e pabesueshme ajo që po ndodh

Delo.autor

GJYKON GUIDA/ Ja statistikat interesante të supersfidës Milan-Juventus

Delo.autor

Leave a Comment