Futboll La Liga Sport

DEMBELE DREJT LARGIMIT NGA BARCELONA/ Flet agjenti i lojtarit: Dëshira e atij është të luajë me…

Kohët e fundit qarkullojnë lajme se Osman Dembele do të largohet nga Barcelona, me destinacionin më të mundshëm që duket kalimi te PSG-ja.

Thuhet se lojtari francez do të përfshihet në marrëveshjen për transferimin e Nejmarit në “Kamp Nou”.

Por, për t’i shuar këto zëra ka menduar agjenti i lojtarit i cili në një intervistë është shprehur: “ Dembele do të qëndrojë me 100% te Barcelona. Nuk ka asnjë shans që ai të largohet. Dëshira e lojtarit është të luajë dhe të fitojë  me katalanasit.”, theksoi agjenti i lojtarit.

Lojtari nuk është aktivizuar shumë nën drejtimin e Valverdes dhe për këtë arsye kanë filluar të qarkullojnë lajme se lojtari do të largohet nga Bracelona, duke e lidhur atë me një kalim të mundshëm te kampionët e Francës.

Megjithatë sipas deklaratës së agjentit të tij, lojtari do të qëndrojë të paktën edhe për një vit me spanjollët, ku shpreson të ketë më shumë minuta.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ I mjaftojnë 3 minuta lojë, ylli Mbappe ndëshkon Kampionët e Europës (VIDEO)

Delo.autor

UEFA MERR VENDIMIN DRASTIK/ Klubi shqiptar humbet ndeshjen e Champions-it në tavolinë

Delo.autor

FIORENTINA-INTER/ “Vendasit” barazojnë rezultatin, shënon Veretout

Delo.autor

Leave a Comment