Futboll Kategoria Superiore Sport

MARRIN FITOREN E DYTË RADHAZI/ “Verilindorët” mposhtin Flamurtarin në Vlorë

Kukësi e mbylli me një fitore të thellë me shifrat 0-3, sfidën e javës së dytë në transfertë ndaj Flamurtarit.

Ekipi verilindor, dominoi në çdo moment sfidën, nga fillimi i saj deri në fund. Pas disa minutave të qeta ku kuksianët pasonin për të gjetur hapësira, golin e “shpiku” i vetëm Shkurtaj, ku në të 23-tën, u fut i vetëm në mesin e mbrojtjes vlonjate, dhe i vetëm me Moçkën zhbllokoi shifrat.

Skuadra e Duros administroi minutat e mbetura të pjesës së parë, ndërsa e njëjta “muzikë” u luajt edhe në fraksionin e dytë. Miqtë kishin në çdo moment kontrollin e sfidës, ndërsa në të 62-tën, pas një aksioni model, ishte Maliqi që shërbeu për Shkurtajn, me sulmuesin që plotësoi dopietën.

kukesi

Goli i tretë erdhi në minutën e 73-të, ku pas një harkimi të bukur të Kristal Abazajt, ishte mbrojtësi Olsi Gocaj që për fat të keq, e çoi topin në rrjetën e tij, duke i dhuruar kështu një gol tjetër Kukësit.

Deri në fund, kuksianët administruan avantazhin, dhe morën fitoren e dytë në dy ndeshje, duke shkuar në kuotën e 6 pikëve, ndërsa nga ana tjetër, ekipi i Sadedinit mbetet në kuotën e 0 pikëve në klasifikim.

Related posts

PSG-LILLE/ Donnarumma pëson gol, regjia kap mimikën e “çuditshme” të Navas (VIDEO)

Delo.autor

ZBULON ZGJEDHJET E VËSHTIRA/ Hazard kalon testin e së vërtetës: Do ishte fantastike të arrija…

Delo.autor

MAKINA E RE 265 MIJË EURO/ Rojet nuk e njohin futbollistin e Cityt, nervozohen shokët e skuadrës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment