Sport Të tjera Tennis

GRAND SLAM “US OPEN”/ Roger Federer kualifikohet në rundin e tretë

Roger Federer ka kaluar në rundin e tretë të grand slamit të fundit për këtë vit, US Open.

Tenisti zviceran mposhti atë boshnjak Damir Dzumhur ku në total u zhvilluan katër sete: 3:6, 6:3, 6:3, 6:4.

Numri tre i botës bëri 17 gabime të pa sforcuara që i kushtuan humbjen e setit të parë.

Por Federer reagoi shumë shpejt, duke dominuar pjesën e mbetur të ndeshjes për ta mposhtur numrin 99 të botës.

Pas kësaj fitore, pesë herë kampioni në Amerikë, Federer, do të përballet me Dan Evans të Britanisë së Madhe apo Lucas Pouille të Francës në Flushing Meadoës në rundin e tretë.

Related posts

SQARON FATIN E “JASHTËTOKËSORIT”/ Trajneri Koeman: Vetëm Messi mund të vendosë për të ardhmen e tij

Delo.autor

ZYRTARE/ Hap përpara në karrierë, Endri Çekiçi prezantohet tek skuadra e re

Delo.autor

Gjyqi në Lozanë, Skënderbeu nuk beson te drejtësia e UEFA-s

Sadik.Autor

Leave a Comment