I pakategorizuar

MERR FUND DILEMA/ Rivaldo me deklaratën e tij zbulon klubin e ri të Neymar

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Rivaldo, ka zbuluar klubin e ri të Neymarit.

Legjenda braziliane thekson se Neymar nuk mund të transferohet tek Reali i Madridit sepse 27-vjeçari preferon të kthehet në “Camp Nou”.

“Unë nuk mund ta shoh Neymar duke nënshkruar për Real Madrid sepse lojtari dëshiron të kthehet te Barcelona. Klubi katalanas duket i përqendruar në bërjen e Neymarit gjatë merkatos së verës, negociatat po vazhdojnë por Neymar do të rikthehet në “Camp Nou” ” tha Rivaldo .

Një delegacion nga Barça u raportua se ka qenë në kryeqytetin francez të martën për të diskutuar mundësinë e transferimit të Neymar në Katalunja.

Barcelona dhe Neymar kanë vetëm edhe katër ditë kohë për ta përfunduar marrëveshjen pasi merkato përfundon me 2 shtator.

27-vjeçari u bashkua me PSG për një marrëveshje rekord botëror 222 milionë euro në verën e vitit 2017.

Related posts

TIRANA SHPALLET KAMPIONE/ Refik Halili nuk i fsheh emocionet: Një arritje e madhe, i dedikohet….

F.autor

“LUFTA” PËR “KËPUCËN E ARTË”/ Mbappe luan shansin e fundit në Ligue 1, ja sa gola duhet të realizojë

Delo.autor

DËNIMI PËR BATHËN DHE TORASËN/ Komisioni i Apelit merr vendim për dy titullarët e Tiranës

Delo.autor

Leave a Comment