Futboll Kategoria Superiore Sport

SUPERIORE/ Ja renditja pas javës së dytë, ka surpriza…

Përfunduan edhe ndeshjet e javës së dytë në Kategorinë Superiore.

Vendi i parë ndahet nga Kukësi dhe Skënderbeu, të dyja me gjashtë pikë, por verilindorët qëndrojnë në krye prej golavarazhit më të mirë.

Surpriza pa dyshim mund të quhet Skënderbeu që para fillimit të sezonit u përfol deri në “shkrirjen” e skuadrës korçare, ndërsa tashmë bardhekuqtë kanë marrë pikë të plota.

Në vendin e tretë, pozicionohet Tirana, që po ashtu si Vllaznia dhe Teuta, numërojnë nga 3 pikë.

Gjithashtu me 3 pikë Partizani renditet i gjashti, ndërsa poshtë “demave” Bylisi me vetëm një pikë.

Në tre vendet e fundit, renditen Laçi, Luftëtari dhe Flamurtari, ende pa asnjë pikë pas dy javësh në Superiore.

Rezultatet e javës së dytë:

Tirana 0-0 Teuta

Laçi 1-2 Skënderbeu
Bylis 0-0 Vllaznia
Luftëtari 0-1 Partizani
Flamurtari 0-3 Kukësi 

Ja renditja në Superligë:

Image

© SYRI.net

Related posts

NATIONS LEAGUE/ Shqipëria pa busull, Lituania realizon një fitore historike në Tiranë

Delo.autor

SUPER GOL PAS VETËM NJË MINUTE/ Skuadra e Premier Ligës shënon nga goditja e këndit (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ REALI do yllin e LIVERPOOLIT, shifra e investimit është marramendëse!

Isa.Autor

Leave a Comment