Futboll Seria A Sport

“JANË FORCUAR SHUMË NË MERKATO”/ Totti analizon: Inter dhe Napoli janë forcuar shumë, por Juventus…

Francesco Totti ka analizuar sezonin e ri në Serie A.

Në një intervistë për mikrofonin “Radio Radio”, legjenda e Romës tha se Juventusi këtë sezon do të rivalizohet nga Interi dhe Napoli, shrkuan “Sportmediaset”.

“Juve është gjithmonë skuadra për të mposhtur. Sezonin e kaluar ishin shumë të fortë si në aspektin e grupit ashtu edhe individualisht. Por këtë vit Interi dhe Napoli janë forcuar shumë në merkato dhe janë shumë agresivë”, tha fillimisht Totti.

“Tre vendet e para që mendoj se janë të rezervuara pasi Juventusi, Interi dhe Napoli janë të pakapshme. Do të luftohet për titullin kampion dhe për vendin e katërt”, theksoi legjenda e Romës.

Related posts

“PLAS” NË PARIS/ PSG pezullon Lionel Messin

F.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Portieri i Barcelonës transferohet tek klubi i La Ligas…

Delo.autor

NË KËRKIM TË SPIUNIT/ 13 vite nxjerrje informacionesh, te Bayern gjithçka del në media

F.autor

Leave a Comment