Futboll Seria A Sport

“JANË FORCUAR SHUMË NË MERKATO”/ Totti analizon: Inter dhe Napoli janë forcuar shumë, por Juventus…

Francesco Totti ka analizuar sezonin e ri në Serie A.

Në një intervistë për mikrofonin “Radio Radio”, legjenda e Romës tha se Juventusi këtë sezon do të rivalizohet nga Interi dhe Napoli, shrkuan “Sportmediaset”.

“Juve është gjithmonë skuadra për të mposhtur. Sezonin e kaluar ishin shumë të fortë si në aspektin e grupit ashtu edhe individualisht. Por këtë vit Interi dhe Napoli janë forcuar shumë në merkato dhe janë shumë agresivë”, tha fillimisht Totti.

“Tre vendet e para që mendoj se janë të rezervuara pasi Juventusi, Interi dhe Napoli janë të pakapshme. Do të luftohet për titullin kampion dhe për vendin e katërt”, theksoi legjenda e Romës.

Related posts

TRAGJEDIA/ Klubi i Bundesligës pa trajner kundër… Bayern Munich

Delo.autor

TRANSFERTA SFILITËSE PËR PARTIZANIN/ Dy ndeshje në tri ditë dhe… 620 km

Delo.autor

Skënderbeu nënshkruan me dy suedezë por i huazon në Kosovë

Q.Autor

Leave a Comment