Sport Të tjera

E PAPËRMBAJTSHME NË OLIMPIADËN E TOKIOS/ Luiza Gega triumfon në 3000 metra me pengesa

Luiza Gega ka mbajtur gjallë atletikën në Shqipëri duke thyer jo vetëm rekorde të njëpasnjëshme, por njëkohësisht duke bërë të rëndësishme atletikën shqiptare në vitet e fundit, bashkë me Izmir Smajlajn, aq sa në garën e saj të fundit në Rovereto, ku arriti të triumfojë në 3 mijë metra me pengesa, diçka e rrallë për një europiane dhe ishte një kënaqësi tek dëgjoje komentatorin e Rai Sport ta evidentonte diçka të tillë.

Pak javë më parë, në Shkup, Luiza regjistroi një tjetër arritje duke siguruar me kohën 9 minuta 25 sekonda e 79 të qindtat kualifikimin për në Olimpiadën e Tokios, diçka e jashtëzakonshme dhe e pamenduar për një atlet shqiptar.

Dekada e fundit në sportin e Atletikës, e sidomos pas vitet 90-të në Shqipëri, është identifikuar kryesisht me emrin e saj, aq sa duket paradoksale që një vend i vogël si Shqipëria, të konkurrojë në garat e distancave të thellësisë me emra të mëdhenj të këtij sporti, që vijnë nga Kenia, Etiopia apo nga vende të ndryshme afrikane, që kanë mbështetjen, kushtet dhe traditën.

Sukseset e Luiza Gegës, së fundmi në Shkup, por dhe Rovereto janë jo vetëm një triumf i saj, por dhe fitore e atletikës dhe atij vrapimi me ëndrra në zemër, që evidentonte Emil Zatopek, edhe pse thënë në mesin e viteve 50-të është paksa jashtë mode, vetëm në pjesën e fundit të saj, pasi në atletikën e sotme pasi ke realizuar ëndrrat ke merituar dhe paratë në xhep.

Related posts

PSG LËSHON “BOMBËN” E RADHËS/ “Sheiku” gati 90 milionë euro për yllin e Real Madridit…

Delo.autor

I INFEKUAR ME COVID-19/ Ende i pavaksinuar, Bayern mendon t’i presë rrogën titullarit të rëndësishëm (EMRI)

Delo.autor

DEKLARATA PËR DYSHEN DOMINUESE TË FUTBOLLIT/ Ish-trajneri i Bayernit: “Pleshti” dhe CR7 nuk kanë…

Delo.autor

Leave a Comment