Futboll Sport

“SPORT BIBLE”/ Tifozët votojnë për “Lojtarin më të mirë të vitit”, ja favoriti (FOTO)

UEFA ditën e sotme do të shpallë fituesin për lojtarin më të mirë të vitit “Men’s Player Of The Year”.

Në Monaco do të organizohet një ceremoni gala, ndërsa 3 kandidatët janë Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe mbrojtësi Van Dijk.

Së fundmi “Sportbible” ka realizuar një sondazh ku kanë marrë pjesë mbi 17 mijë votues, për të zgjedhur fituesin e këtij çmimi.

Me 52% të votave Lionel Messi është shpallur fitues, i ndjekur me 33% nga van Dijk dhe vetëm 15% për Cristiano Ronaldon.

Image

Ndërsa po të njëjtin sondazh e ka bërë më përpara faqja zyrtare e UEFA-s në twitter dhe sërish Lionel Messi del fitues.

Në mbi 444 mijë votues, ‘ylli’ i Barçës ka marrë 43% të votave, ndjekur nga Van Dijk me 30%, ndërsa Ronaldo pozicionohet i treti me 27%.

Gjithsesi fituesin e vërtetë të këtij trofeu do e mësojmë sot në mbrëmje.

Image

© SYRI.net

Related posts

NDODH EDHE KËSHTU/ Sherr për Lionel Mesin, burri ndahet nga gruaja

Isa.Autor

Çudisin trajnerët, ndryshime të mëdha në formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Vdes një polic në përleshjen mes tifozëve të Bilbaos me ata rusë

Q.Autor

Leave a Comment