Futboll Gossip Sport

E ARDHMJA E ICARDIT NË KRIZË/ Wanda Nara bën një postim në rrjetet sociale që “turbullon ujërat”

Mauro Icardi  dhe Inter janë duke kaluar një periudhë tepër të vështirë mes tyre.

E duket se rrugët e tyre janë të destinuara për tu ndarë.

E ardhmja e Icardit, shihet afër Juventusit.

Klubit zikaltër nuk i pëlqen një transferim i sulmuesit tek Juve, por lojtari dëshiron me patjetër klubin “bardhezi”.

Në këtë formë, lojtari është kundërpërgjigjur duke vënë veton se do të qëndrojë në klub edhe pse i padëshiruar.

Në këto kushte, Interi duhet t’i paguajë rrogën një futbollisti të cilin nuk do ta përdorë, ndërsa në fund Icardi mund ta hedhë edhe në gjyq klubin. Mbetet për t’u parë se si do ta zgjidhë drejtori Marota në ditët e fundit çështjen e Icardit.

Ndërkohë, nga ana tjetër Wanda Nara, gruaja por njëkohësisht agjentja e Icardit ka postuar në rrjetet sociale një mesazh të fshehtë, i cili ndoshta lidhet me të ardhmen e sulmuesit. “ Ndonjëherë ëndrrat bëhen realitet”, shkruante Wanda, e cila me siguri di më shumë rreth situatës së argjentinasit.

Related posts

“BOJKOTI, “COVID-19” E DYTË PËR NE/ Egbo: Tirana do të jetë 100% në kampionat

Delo.autor

“Luani në Angli, duhet të flisni anglisht”/ Emery përcakton rregullat tek Arsenali

Isa.Autor

E PABESUESHME NË CHAMPIONS/ Ylli Mbappe ndëshkon Barcelonën me një gol “MAGJIK” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment