Gossip Sport

Mediat angleze i kushtojnë vëmendje partneres së Elseid Hysaj (FOTO)

Manchester United është një nga klubet që ka shfaqur më së shumti interes për të marrë shërbimet e mbrojtësit kuqezi të Napolit, Elseid Hysaj. Përveç “Djajve të kuq”, në garë për kartonin e shkodranit janë futur edhe Chelsea dhe Liverpool.

“Daily Star” ka publikuar fotot e bashkëshortes së 24-vjeçarit, e cila është shpallur Miss Albania në vitin 2013-të. Fiorenza Lekstakaj mburret me jetën luksoze që bën në Itali me partnerin e saj. Ajo tashmë shihet ndërsa po e shijon në maksimumin famën me mbrojtësin shkodran dhe arritjet e tij. Shpesh herë ato udhëtojnë në Dubai dhe vende të tjera tejet të shtrenjta.

Bukuroshja lezhjane nuk heziton që të postojë në rrjetet sociale foto të shumta nga udhëtimet që bën ndërsa tregon edhe jetën luksoze që bën. Fiorenza dhe Elseidi kanë një djalë të vogël së bashku.

Related posts

PROTAGONIST NË ANGLI/ Ylli i ri i Shpresave jep asist, por skuadra e tij eliminohet nga Kupa FA

Delo.autor

INTERNATIONAL CHAMPIONS CUP/ Lukaku nuk grumbullohet në ndeshjen kundër Inter, ja arsyeja

Delo.autor

Super ofertë për Sowe, Skënderbeu zihet ngushtë

Sadik.Autor

Leave a Comment